400 gra të strehuara për shkak të dhunës

Mysafirja e fundi në këtë shtëpi është një lehonë 30 vjeçare e cila para pak ditësh ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Vetë e katërta në Qendrën Strehuese për Nënën dhe Fëmijët po marrin kujdes 24 orësh.

Lajme

17/01/2019 22:49

Drejtoresha e Strehimores për viktimat në rajonin e Prishtinës Zana Asllani tregon se ka të angazhuar shtatë persona për tu dalë në ndihmë këtyre grave.

Por në mungesë të financave jo rrallë kanë probleme për t’i ofruar këto shërbime.

Kjo qendër ka kapacitet të trajtojë vetëm 19 raste në të njëjtën kohë.

Por në 2018 në gjashtë mujorin e dytë ka trajtuar 55 të tilla.

Problem të njëjtë kanë edhe gjashtë strehimore tjera në Kosovë.

Vitin që shkoi mbi 400 gra me fëmijë gjetën strehim në këto shtatë strehimore për viktimat e dhunës në familje.