400 euro i duhen një qytetari të Kosovës për të kaluar muajin minimalisht

Vende të reja të punës nuk ka, të ardhurat për familjet nuk është se kanë ndryshuar, kurse shporta e konsumatorit varion nga 12 deri në 15 euro.

Lajme

06/12/2014 19:56

Çmimi mesatar i produkteve: 1 kg oriz kushton 1 euro e 29 cent, 1kg miell rreth 40 cent, një bukë 500 gramë 36 cent, vezë 30 copë, 2 euro e 72 cent, 1l qumësht 91 cent si dhe produkte tjera të nevojshme për një familje, raporton KTV.

Nëse kjo shportë është e qëndrueshme për 3 ditë, atëherë çdo qytetari i bie të shpenzojë rreth 120 euro në muaj vetëm për produktet elementare ushqimore.

Kur këtyre shpenzimeve ua shtojmë pagesën e rrymës, ujit, bërllokut etj., del se për t’i mbuluar të gjitha këto, çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë një pagë përafërsisht rreth 400 euro.

Ky realitet natyrisht është i njohur, thonë qytetarët, të cilët e dinë se me pagat aktuale nuk arrihen as kërkesat minimale. 

Selatin Kaçaniku, nga shoqata për mbrojtën e konsumatorit, ka thënë se standardi ynë i jetesës e bën të pamundur përballimin e këtyre çmimeve.