40 vjet ndjekin ëndrrën e tyre, më në fund e realizojnë (Video)

Ky çift amerikan e ka përfunduar misionin e jetës. Ata 40 vite më parë ia kishin vënë vetes përpara një mision që atëbotë dukej vështirë i arritshëm.

Fun

01/09/2017 13:05

Ray dhe Wilma nga Indiana kishin vendosur që të vizitonin çdo pikë të mundshëm të restorantit ushqyes. “Cracker Barrel” në Amerikë.

Ishin plot 645 restorante në qytete dhe shtete të ndryshme në Amerikë që ata duhej t’i vizitonin.

Këtë javë ata e kanë vizituar pikën e fundit të cakut të tyre në lokacionin e Oregonit. Madje vizita e tyre u bë në ditëlindjen e 81-të të Rayt.

Çifti simpatik ka thënë se tani nuk i frikësohen vdekjes pasi që gjithmonë janë frikësuar njëri nga ta para se të kryenin misionin.