40 vjet burgim për adoleshentin që vrau vëllanë

Riley Spitler, 17 vjeçar, u dënua me 40 vjet burg për vrasjen e vëllait të tij Patrick brenda në shtëpinë e tyre.

Bota

03/03/2016 13:39

I dënuari i kishte drejtuar vëllait revolen dhe i kishte thënë “le të shohim nëse është kjo dita jote me fat” dhe e kishte qëlluar në gjoks, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas dhënies së dënimit për Spitler, ai filloi të qajë me zë kur i dëgjoi vitet e burgimit.

Policia hulumtoi në shtëpinë e tyre dhe gjeti katër pistoleta të tipit AA .38 Cobra, një revolver, një pistoletë të kalibrit 45 dhe një pistoletë të kalibrit 0,380 në dhomën e Spitler-it.

Gjithashtu në dhomën e tij u gjet edhe narkotikë të llojit marihuanë.

Përveç dënimit që mori për vrasjen e vëllait, ai gjithashtu u dënua për posedim të marihuanës dhe armëve të zjarrit. /lajmi.net