40 vjeçari Drogba ‘bombardon’ nga gjuajtja e lirë

Didier Drogba vazhdon të dëshmojë se vitet për të janë thjeshtë numra.

Sport

20/10/2018 10:00

Ish sulmuesi i Chelsea ka shënuar një super-gol nga gjuajtja e lirë në fitoren e skuadrës së tij USL Phoneix Rising.

40 vjeçari arriti që me saktësi dhe goditje të fortë, të mposht portierin kundërshtar në fitoren 3:0 të USL Phoneix Rising ndaj Portland Timbers II

Goli i Drobgas u shënua në minutën e 28’ të ndeshjes, para se ish reprezentuesi i Bregut të Fildishtë të zëvendësohej në minutën e 71’ të ndeshjes./Lajmi.net/