40 raste me Gripin e Derrit

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikes Infektive, Shemsedin Dreshaj, ka pranuar se nga 199 mostra që janë bërë 86 prej tyre kane dalë pozitive, 46 kanë dalë me gripin e rendomtë dhe 40 me H1N1.

Lajme

11/03/2014 09:47

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikes Infektive, Shemsedin Dreshaj, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka paraqitur të dhënat e fundit për sa i përket rasteve të paraqitura me influencën H1N1.

Mirëpo, sipas Dreshaj kjo gjendje nuk duhet të shkaktojë panik.

Ai tha se, aktualisht në këtë klinikë janë të shtrirë shtatë pacient të prekur me gripin e derrit. Nga këta shtatë paciente, pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë ku dy prej tyre janë të vendosur në respirator.