40 mijë tifozë shikojnë finalen jashtë stadiumit

UEFA ka vendosur të transmetojë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit edhe jashtë stadiumit Estadio da Luz në Lisbonë. Priten rreth 40 mijë spektatorë.

Sport

24/05/2014 16:07

UEFA ka njoftuar se ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit do të transmetohet nëpërmjet ekraneve gjigantë, jashtë stadiumit Estadio da Luz.

Numri i madh i tifozëve të dy klubeve rivale nga Madridi, që kanë udhëtuar drejt Lisbonës për të ndjekur ndeshjen, por edhe shumë të tjerë që janë aty për të shijuar atmosferën ndonëse nuk kanë bileta për të përcjell takimin nga brendia e stadiumit, do të mund të ngushëllohen duke e shikuar jashtë tij.

Fillimisht, UEFA hezitoi për të marrë një vendim të tillë duke u frikësuar nga ndonjë përleshje mes grupeve rivale të tifozëve mirëpo sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, finalja do të transmetohet edhe jashtë stadiumit ku pritet të jenë rreth 40 mijë tifozë të Realit dhe Atleticos. 

Ballafaqimi do të fillojë në ora 20:45.