4 vjeçarja i plotëson amanetin nënës së saj, duke u veshur si nuse (Foto)

Një vajzë vetëm 4 vjeç ka realizuar një set fotografik me fustanin e nënës së saj të ndjerë për hir të amanetit që ajo ka lënë.

Lifestyle

05/11/2016 21:22

Amber David nga Karolina e Veriut, ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare pasi u diagnostifikua me një lloj të rrallë të kancerit të qafës së mitrës.

Pasi mori vesh sëmundjen, nëna e tre fëmijëve i kërkoi mikut të saj, fotografit Heidi Spillane, që t’i premtonte se do të fotografonte vogëlushen Nora me fustanin e saj të dasmës.

Fatkeqësisht, Amber nuk arriti t’i shikonte këto imazhe pasi ajo vdiq para se e bija të bënte setin fotografik.

Ndërkohë, Heidi, i cili ka qenë fotograf në dasmën e Amberit me bashkëshortin e saj Derek, ka fotografuar edhe fëmijët Noah 8-vjeç, Nora 4 dhe Reid 3.

Ai është shprehur se është ndjerë i lumtur kur shoqja e tij ka kërkuar që të bëjë këto foto speciale, transmeton shekulli.

“Ishte shumë emocionuese të shihja Norën në fustanin e Amberit. Ishte aq e bukur sa e ëma. Kur e pashë vogëlushen me fustanin e bardhë, zemra nisi të rrahë fort”, ka shtuar Heidi./albeu