4 ushtrime të mrekullueshme për ta filluar ditën mirë

Këtu është një listë e disa ushtrimeve të thjeshta të cilat mundeni shumë thjeshtë t’i bëni në mëngjes në mënyrë që të ndjeheni më mirë gjatë gjithë ditës.

Lifestyle

27/12/2014 17:55

Ushtrimet dhe nivelet e aktivitetit ndikojnë në ju gjatë gjithë ditës në punë dhe në shtëpi. Të bësh sport nuk kërkon që të regjistroheni në ndonjë palestër gjithsesi. Ju gjithmonë mund të bëni gjëra të thjeshta në shtëpi.

Bëni këto ushtrime rregullisht dhe për disa ditë ose javë ju do ta vëreni ndryshimin pozitiv.

1. Ecja ose vrapimi
Të ecësh jashtë është një ushtrim i mrekullueshëm. Në këtë rast ju do t’i vrisni dy zogj me një gur – do të formësoheni dhe do të thithni ajër të pastër në të njëjtën kohë. Nëse jeni fillestar me ushtrime, është mirë që në fillim vetëm të ecni. Kur të ndjeheni fuqishëm mjaftueshëm, provoni edhe të vraponi. Vrapimi si edhe ecja redukton stresin dhe depresionin, dhe ndihmon që të humbni peshë, transmeton Lajmi.net.

2. Shtrirja në pozitë të devesë

Janë dy lloje të shtrirjes – dinamike dhe statike. Të dyja këto lloje janë të nevojshme për ata të cilët dëshirojnë që të evitojnë artritin. Shtrirja i forcon muskujt tuaj. Shtrirja e quajtur ‘macja deve’ është dinamike. Kjo shtrirje është e rekomanduar nga specialistët për ata të cilët punojnë shumë gjatë ditës dhe e shpenzojnë kohën më të madhe në zyre. Nëse dita më e madhe e juaj kalon në zyre, përfshijeni këtë ushtrim çdo ditë. Shtrihuni në gjunjë dhe vendosni duart në dysheme. Ngadalë ngriteni prapanicën lartë duke imagjinuar se jeni një deve. Koka juaj duhet të jetë e ngritur lartë. Dhe më pas, ngadalë uleni prapanicën duke imagjinuar se u transformuat në një mace. Përsëriteni këtë 4 ose 5 herë ngadalë gjatë ditës.

3. Kërcimi ‘hapu, mbyllu’

Nëse dëshironi që të keni këmbë më të forta dhe më të formësuara, atëherë ju sigurisht se duhet që ta praktikoni këtë kërcim. Shumë njerëz të famshëm, duke përfshirë Michelle Obama, e duan shumë këtë ushtrim dhe e rekomandojnë këtë për ty, transmeton Lajmi.net. Pozita juaj fillestare fillon duke i bashkuar këmbët. Më pas kërceni dhe i ndani këmbët dhe krahët në të njëjtën kohë. Rikthehuni pastaj në pozitën fillestare dhe përsëriteni. Fillestarët mund ta fillojnë këtë ushtrim me një minutë përderisa të tjerët mund ta rrisin kohën e ushtrimit.