4 stadiumet kandidate për finalen e Ligës së Kampionëve 2022

UEFA ka zbuluar kandidaturat për stadiumin e finales në Ligën e Kampionëve 2022.

Sport

04/11/2017 12:23

UEFA ka bërë të ditur emrat e katër stadiumeve kandidate për nikoqir të finales në Ligën e Kampionëve 2022.

Jose Alvalade i Sporting Lisbonës dhe ai i Portos, Do Dragao janë dy prej tyre.

Nga ana tjetër, Turqia konkurron me të njëjtin stadium ku u luajt finalja e 2005-ës, ‘Ataturk Stadium’, ndërsa Polonia me ‘Arena Gdansk’, përcjell “lajmi.net”.

Stadiumi fitues pritet të publikohet pas datës 1 mars të vitit 2018. /Lajmi.net/