4 shtëpi për familjet e pastreha

Me fonde të përbashkëta të Odës Amerikane në Kosovë përkrahur nga kompanitë anëtare dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, filloi procesi i ndërtimit të katër shtëpive për familjet e pastreha adekuate. 

Lajme

29/10/2016 20:30

Njoftimin e ka dhënë vetë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Familjet e përzgjedhura janë nga Peja, Skenderaj, Lipjani dhe Mitrovica dhe ndërtimi i shtëpive do të fillojë sapo të përzgjidhet kompania ndërtuese.

“Falënderoj Odën Amerikane në Kosovë dhe kompanitë kontribuuese të Odës, duke shpresuar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, deklaroi Abrashi, transmeton lajmi.net.

“Së bashku mund të kontribuojmë më fuqishëm në përmirësimin e mirëqenies së familjeve në nevojë”./lajmi.net