4 ndeshje për 8 ditë, stadiumi i Vala Superligës në gjendje të mjerueshme

Infrastruktura në futbollin kosovar është problemi më i madh i momentit.

Sport

27/02/2018 19:35

Mirëpo, kur kësaj i shtohen edhe ndeshjet e njëpasnjëshme në ndonjë terren të caktuar, atëherë çfarë mund të pritet më shumë.

Sot, në kushte tejet të rënda u zhvillua dueli i xhiros 20 i Vala Superligës ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës.

Kjo për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe ngarkesës së terrenit, pasi të dielen në po të njëjtën fushë kishte luajtur Gjilani dhe Liria.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Brenda tetë ditësh, në këtë fushë do të luhen katër ndeshje, shkruan Gazetasheshi.

Krahas dy dueleve të lartëpërmendura të zhvilluara të dielen dhe martën, të premten si vendase do të luajë Drita, kurse të dielën në Gjilan ndeshen Vllaznia dhe Besa.

Mbetet të shihet se si do t’i përballojë terreni të gjitha këto ndeshje.

Ndryshe, në fotot e mëposhtme mund ta shihni gjendjen e fushës pas duelit të sotëm, Vllaznia – Drenica.