4 mënyra se si të keni më shumë seks

Jeni shumë të lodhur? Nuk jeni në disponim? Këto justifikime nuk do të ju ndalin më!

Lifestyle

22/02/2015 14:59

Të kalosh kohë me partnerin është një ide e shkëlqyer – dhe jo vetëm për shkak që mund të jetë argëtuese. Të jesh seksualisht aktiv do të thotë se ju e ndihmoni gjithashtu imunitetin tuaj, duke e rritur atë, dhe e luftoni stresin, zvogëloni dhimbjet dhe e forconi marrëdhënien tuaj.

Por, në qoftë se ju jeni si dy të tretat e grave, atëherë ju jeni duke përfituar në shëndet nga seksi dhe jeni më e lumtur edhe nëse bëni seks të paktën vetëm një herë në javë, transmeton Lajmi.net.

Pyetja është, pse nuk po bëni më shumë seks? Ne kemi pyetur disa ekspertë rreth arsyetimeve që ata dëgjojnë më shpesh për seksin dhe do të ju tregojmë se çfarë të bëni për të ‘ngrohur atë mes këmbëve tuaja’.

Ankesa më e shpeshtë pse nuk bëjnë seks është lodhja, thotë Hilda Hutcherson, një gjinekologe dhe psikologe në Universitetin e Kolumbisë. Të bëni më shumë gjumë natyrisht që do të ju ndihmojë që të çlodheni, por edhe seksi është çlodhës, transmeton Lajmi.net.

Në qoftë se dëshira për të bërë seks ka rënë papritur, mësoni më poshtë se si t’ia dilni me këtë:

Jam e rraskapitur
exhausted
“Ankesa më e shpeshtë se pse nuk bëjnë seks është lodhja”, thotë Hilda. Por, në qoftë se bëni gjumë mirë dhe e shoqëroni me seks kur të zgjoheni natyrisht se do të ndjeheni më mirë.

Më dhemb koka
headache
Gratë të cilat kanë migrenë apo dhimbje të shpeshtë të kokës janë më të prira që të raportojnë mosfunksionim seksual, sipas revistës Mjekësia Seksuale. Nëse ilaçet tuaja nuk po bëjnë punë, atëherë takojeni mjekun dhe konsultohuni me të. Fatkeqësisht, disa ilaçe për migrenën mund të ju ulin dëshirën për seks; nëse kanë efekt në këtë mënyrë në ju, pyeteni mjekun për ndonjë ilaç i cili nuk ndikon në dëshirën për seks, transmeton Lajmi.net.

Nuk jam në disponim
notinterested
Nuk është e pazakonshme që dëshira për të bërë seks gradualisht të bie, edhe pas një romance të re. Për të tejkaluar këtë, provoni të bëheni intim edhe në dhoma tjera, jo vetëm në dhomën e gjumit.

Jam e zemëruar me të
toomad
Një grindje në marrëdhënie mund të jetë një shenjë e keqe për marrëdhënien tuaj, nëse ajo zgjatë. “Gratë shpesh nuk thonë asgjë kur janë të zhgënjyera me partnerin”, thotë Hutcherson. Pyeteni vetën se çfarë nuk është në rregull, nëse është diçka serioze, ngriteni zërin tuaj dhe bëhuni specifik. Çfarë mund të bëjë ai që ju të jeni më e lumtur? Nëse çmimi i një bisede të vështirë me partnerin është një jetë më e mirë seksuale, atëherë është një shans e mirë se ai do të ju dëgjoj.