4 mënyra se si ta mundni stresin

Kur stresi kaplon trupin tuaj, adrenalina juaj fillon të pompohet, zemra ju rrahë më shpejtë, dhe tensioni juaj i gjakut rritet.

Lifestyle

21/01/2015 20:33

Ekspozimi i lartë ndaj hormoneve të stresit mund të bëjë që të keni probleme të ndryshme të shëndetit, të tilla si depresion, sëmundje të zemrës, shtim të peshës dhe probleme me memorie dhe koncentrim, thotë Ash Nadkarni, një psikiatër në Spitalin Brigham të Grave.

Kështu që, çfarë duhet të bëni kur ndjeheni të stresuar dhe kur mendoni se asgjë nuk po iu ndihmon? Kontrolloni këto mënyra të thjeshta që disa ekspertë i rekomandojnë.

Zgjohuni herët
Mund të mos jetë ndoshta e lehtë për ju, por kur zgjoheni herët në mëngjes ju do të ndjeheni më të freskët dhe më pak të stresuar. Pini një kafe, duke e ditur se kafeinës i duhen 20 minuta deri sa të metabolizohet që ju ta ndjeni efektin e saj. Gjatë asaj kohe, mendoni për qëllimet tuaja të ditës ose lexoni diçka inspiruese. Do ta shihni se dita juaj e zakonshme me stres do të jetë një ditë më e mirë, transmeton Lajmi.net.

Shikoni video qesharake
Pas një dite me stres, të shikosh video qesharake apo ndonjë film komedi aktualisht bënë që truri të relaksohet dhe përgjigja psikologjike e tij të qetësohet, thotë Rose Hanna, një psikologe në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Kjo do të bëjë që stresi të largohet në mënyrë të dukshme.

Këndoni
Herën e ardhshme kur të ndjeheni të stresuar, filloni të këndoni me zë të lartë. Përderisa tingulli juaj vibron nëpër gjithë trupin, mendja juaj relaksohet, thotë Rita Eichenstein, një neuropsikologe në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos. Është gjetur gjithashtu se këndimi redukton nivelet e kortizolit (hormonit të stresit) në trup, dhe një studim kishte zbuluar gjithashtu se këndimi përmirësonte shtypjen e gjakut. Filloni duke kënduar në banjë kur bëni dush, pasi që këndimi i këngëve që i doni sjellë mendime pozitive për ju dhe e largon vëmendjen tuaj nga stresi, shton Eichenstein, transmeton Lajmi.net.

Relaksoni muskujt
Kjo teknikë ishte zhvilluar gjatë viteve të 30’a dhe është rekomanduar vazhdimisht që atëherë. “Ideja prapa relaksimit progresiv të muskujve është që së pari të krijohen tensione në muskuj, më pas relaksim, për të promovuar një ndryshim fizik. Një trup i relaksuar çon në një mendje të relaksuar”, thotë Savelle-Rocklin.

Filloni duke qëndruar në një pozitë të rehatshme, si duke qëndruar në dysheme. Tensiononi dhe relaksoni çdo grup të muskujve për pesë sekonda, duke filluar me ballin, më pas duke lëvizur poshtë syve, buzëve, duarve, parakrahëve, më pas supet, shpinën, stomakun, kofshët dhe në fund këmbët.

Nëse ndonjë muskul mbetet i tensionuar pas kësaj, forcojeni atë dhe relaksojeni tre-katër herë.