4 mënyra se si ta ftoni një femër në takim

Mos mendoni shumë dhe ftojeni atë në takim duke përdorur disa trika që do ta bëjnë atë më lehtë ta pranojë ftesën tuaj.

Lifestyle

16/10/2015 13:51

1. Paralajmërojeni disa ditë më herët – Duke e paralajmëruar atë disa ditë më herët për ftesën, ju tregoni se e respektoni atë dhe kohën e saj. Nëse ajo është e zënë atë ditë, pyeteni për ditën të cilën asaj i konvenon më shumë.

2. Shtiruni se jeni në vitin 1999 – Thirreni atë. Asaj do t’i pëlqejë shumë ta dëgjojë zërin tënd dhe do ta vlerësojë ftesën më shumë nëse ia bëni përmes zërit, se sa përmes mesazhit.

3. Dallojeni takimin – Qartësojeni se përse po e ftoni në takim, në mënyrë që ajo të mos hutohet se a po e ftoni si shoqe apo dëshironi më shumë nga ajo.

4. Bëni detyrat tuaja – Mos u bëni përtac dhe të prisni deri në ditën kur do të dilni në takim për të vendosur çfarë të bëni. Bëjeni një plan paraprak që e dini se asaj do t’i përshtatet në mënyrë që të kaloni sa më mirë së bashku – si p.sh duke vendosur se ku do të dilni. (lajmi.net)