4 mënyra për të kuruar aknet me vajin e pemës së çajit

Trajtimi i akneve mund të jetë një porcez i vështirë, i gjatë.

Lifestyle

10/11/2017 19:29

Për fat të mirë, veç antibiotikëve, kremrave, pilulave të ndryshme ekzistojnë dhe përbërës natyralë që me të vërtetë trajtojnë aknet e pubertetit, ato cistike dhe shenjat që lënë këto të fundit.

Një nga këta përbërës magjikë është dhe vaji i pemës së çajit i cili duhet përdorur gjithmonë i holluar në ujë pasi kur është i përqëndruar mund të dëmtojë lëkurën. Më poshtë do të rendisim 5 metoda si mund të kuroni aknet me këtë vaj.

1. Vaj kokosit dhe vaj i pemës së çajit
Kombinoni 1 lugë çaji vaj kokosit dhe 2 deri në 3 pika vaj pemës së çajit. Aplikoni këtë përzierne në zonën e prekur nga kanet dhe lëreni që lëkura ta përthithë për disa orë. Përdoreni këtë maskë dy herë në ditë derisa aknet të zbehen .
2. Sode buke dhe vaji i pemës së çajit
Përzieni 1 lugë gjelle sode buke 2 lugë ujë dhe 2 3 pika vaj peme çaji. Përziejeni derisa të formohet një pastë dhe aplikojeni direkt në lëkurë.
3. Aloe vera dhe vaji i pemës së çajit
Healthy and Natural Ëorld rekomandon përzierjen e 1 lugë gjelle aloe vera dhe 8 pika Tea Tree Oil (vaji i pemës së çajit) Aplikoni masën në lëkurë dhe lëreni për 30 minuta. Shpelajeni me ujë të ngrohtë dhe do të shihni sa shpejtë do të zhduken aknet
4. Lëng limoni dhe vaji pemës së çajit
Kjo maskë duhet aplikuar dy herë në javë pasi lëngu i limoni mund t’ju irritojë lëkurën. Përzieni 1 deri në dy lugë lëng limoni me 4 pika vaj dhe përhapeni në lëkurë me ndihmën e një pambuku.