4 gjërat që fillojnë të ndodhin kur ndaloni së bëri seks

Ndarjet, puna, udhëtimet – ka shumë arsye pse mund të mos jeni duke bërë seks. Por, a e dini çfarë ndodh nëse ndaloni së bëri seks?

Lifestyle

06/10/2015 12:08

Më poshtë mund të mësoni për 4 gjërat që ndodhin nëse nuk bëni seks:

1. Do të ndjeheni më të shqetësuar
Seksi ju ndihmon që të ndiheni më mirë. Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit të cilët nuk bëjnë shumë seks kanë më shumë stres dhe ankth në situata të ndryshme. Gjatë seksit, truri liron kemikale të ndjenjës së mirë, të tilla si endorfin dhe oksitocin, të cilët ju ndihmojnë që të ndjeheni më të qetë.

2. Meshkuj, kujdes nga kanceri i prostatës
Meshkujt të cilët ndalojnë së bëri seks mund të humbasin gjallërimin e prostatës. Një studim gjeti se meshkujt të cilët bëjnë seks shpesh, kanë 20% më pak rrezik që të zhvillojnë kancer të prostatës. Një arsye më shumë? ‘Derdhja’ i largon substancat potencialisht të dëmshme nga prostata, transmeton lajmi.net.

3. Jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit
Më pak seks do të thotë se ju do të jeni më të ekspozuar ndaj mikrobeve. Për fat të keq, ju gjithashtu do t’i evitoni përfitimet shëndetësore të seksit që e forcojnë sistemin tuaj imun. Hulumtuesit thonë se njerëzit të cilët kanë marrëdhënie seksuale një herë ose dy herë në javë, kanë 30% më shumë rritje të imunoglobinës, krahasuar me ata të cilët bëjnë rrallë apo kurrë.

4. Pasiguria fillon të shfaqet në marrëdhënie
Duke mos pasur seks, rrezikohet siguria e marrëdhënies tuaj. Mungesa e seksit në një martesë rrezikon vazhdimin e saj. Seksi është shumë i rëndësishëm në marrëdhënie, pasi që ju mban të lidhur emocionalisht me partnerin. Kështu, bëni më shumë seks! (lajmi.net)