4 gjërat për të cilat nuk duhet të flisni me familjen e gjerë

Sigurohuni që të mos flisni për këto gjëra me familjen tuaj, sidomos kur jeni duke ngrënë darkën dhe në darkë ndodhen edhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë.

Lifestyle

26/11/2015 20:49

Për politikë dhe probleme shoqërore

Debati më i keq që mund ta hapni në tavolinën e darkës është politika. Dihet se brenda familjes jo të gjithë mund t’i keni pikëpamjet e njëjta politike, kështu që një grindje e madhe mund të shpërthejë shpejtë mes juve, xhaxhait, dajës apo hallës dhe tezes.

Për karrierë

Nuk ka asgjë më të mërzitshme se të flasësh për karrierën në kohën kur jeni duke ngrënë darkën. Nëse keni pasur diçka të rëndësishme për të thënë, do të duhej ta bënit para darkës. Gjatë darkës familjarët nuk do të mahniten edhe aq për ngritjen në vendin e punës dhe as nuk do të bëjnë aq shumë pyetje për punën tuaj.

Për jetën personale

Ekziston diçka edhe më e mërzitshme dhe më stresuese se të flasësh për punën në kohën e darkës – të flasësh për jetën tuaj personale, apo dashurinë. Edhe njëherë ju do të përballeni me injorimin komplet të atyre që dëshironi t’ju dëgjojnë. Më mirë është të provoni të kënaqeni me darkën, se sa të diskutoni në kohën e saj se si po keni probleme në marrëdhënie apo të kërkoni këshilla se çfarë të bëni, transmeton lajmi.net.

Për emisionet televizive

E dini çfarë? Asnjëri që është ulur përreth tavolinës nuk është në të njëjtën rrjedhë siç jeni ju me emisionet televizive. Ata ndoshta nuk i shikojnë gjërat e njëjta që i shikoni ju ose janë disa episoda më mbrapa. Gjithmonë do të jetë dikush në tavolinë që nuk do ta pëlqejë emisionin e njëjtë si ti – dhe këtu nuk po flasim vetëm kur jeni në tavolinë me familjen e ngushtë, por edhe me atë të gjerë.