4 gjërat e mrekullueshme që ndodhin përderisa jeni beqarë

Disa gjëra të mahnitshme dhe të bukura ndodhin përderisa jeni beqarë – sidomos nëse jeni beqarë pas një lidhje që nuk ia ka vlejtur.

Lifestyle

08/10/2015 16:54

Kështu, lajmi.net ka mbledhur më poshtë 4 gjërat e mahnitshme që ndodhin përderisa jeni beqarë:

1. Mund të dëgjoni çfarëdo muzike që dëshironi
eb949b30-405e-0133-9d72-0af7184f89fb

Kurdo që dëshironi dhe me sa shumë zë që të dëshironi. Kur jeni në lidhje me dikë, nuk do të thotë se do ta keni shijen e njëjtë të muzikës. Kështu, shpesh do të ju duhet që ta dëgjoni muzikën që ndoshta e urreni, kjo vetëm për shkak se partneri juaj e pëlqen atë. Kështu, e mira e të qenit beqarë është se mund të dëgjoni muzikën që e dëshironi, pa e pasur dikë që të ju thotë ‘NDALE!’.

2. Mund të bëni miq të rinj
eb88daf0-405e-0133-8eae-0e17bac22e39

Kur jeni në lidhje me dikë, nuk mund t’i mbani miqësitë e më të gjithë ngjashëm si kur ishit beqarë. Kështu, njerëzit shpesh pasi ndahen u kthehen lidhjeve të mëparshme me miqtë e vjetër, por gjithashtu bëjnë edhe miq të rinj. Ju mund të bëni miq të rinj edhe kur jeni në marrëdhënie, por jo ashtu siç mund të bëni kur jeni beqarë – kjo pasi kur jeni në lidhje partneri do të ju ‘lodhë’ me pyetje se kush është ai/ajo, si njiheni, etj..

3. Shtrati është i tëri i juaji…
eb7d5970-405e-0133-8ea9-0e17bac22e39

Ndoshta ju duket më mirë të flini vetëm, por çështja nuk është këtu. Ju nganjëherë thjeshtë e dëshironi tërë shtratin për vete, që të pushoni ashtu siç duhet – gjë që nuk mund ta bëni kur e ndani me dikë.

4. Ndjeheni më të lehtësuar
eb968620-405e-0133-8eb0-0e17bac22e39

Jo gjatë gjithë kohës dhe jo përgjithmonë – pasi nuk ka garanci për këtë – por, nëse keni qenë në një marrëdhënie që nuk ka funksionuar siç duhet dhe vetëm ju ka sjellë dhimbje koke, atëherë ju e dini mjaft mirë se sa të lehtësuar ndjeheni kur jeni beqarë. (lajmi.net)