4 deputetët më të rregullt të Kuvendit, që nuk munguan asnjë seancë (Foto)

Kuvendi i Kosovës kohëve të fundit është duke u përballur me mungesë të pjesëmarrjes së deputetëve në seanca plenare.

Lajme

27/05/2016 11:24

Disa nga seancat kanë dështuar të mbahen pasi në sallë ishin më pak se 61 deputetë, aq sa është kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime.

Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, ka publikuar listën e deputetëve që nuk kanë munguar në asnjë nga seancat. Ata janë vetëm katër, dy nga PDK dhe dy nga LDK, transmeton lajmi.net.

Që nga marrja e mandatit të tyre e deri më tani, sipas KDI-së, vetëm 4 deputetë nuk kanë të regjistruar asnjë mungesë.

Këta deputetë janë Fadil Beka dhe Mexhide Mjaku-Topalli nga PDK, si dhe Ali Sadriu dhe Synavere Rysha nga LDK. Ndërsa në këtë listë nuk janë përfshirë deputetët që kanë marrë mandatin rishtazi. /lajmi.net