4 çrregullimet që do t’i keni nëse nuk pini ujë mjaftueshëm

Uji është elementi më i rëndësishëm i mbjetesës pas oksigjenit, pasi që ndihmon në funksionimin e duhur të trupit.

Lifestyle

06/08/2015 13:31

Trupat tanë janë 70% me ujë, dhe ne humbim ujë çdo ditë nga urinimi, lëvizja e zorrëve dhe djersitja, kështu që është shumë e rëndësishme që ta mbajmë trupin me ujë të mjaftueshëm.

Në një mesatare, një i rritur mashkull duhet të pijë rreth 3 litra ujë dhe një e rritur femër duhet të pijë rreth 2.2 litra ujë në ditë.

Nëse nuk konsumoni këtë shumë të ujit çdo ditë, ju mund të vuani nga disa nivele të dehidratimit dhe për shkak të kësaj ju mund të përballeni me këto probleme:

1. Plakje të parakohshme
Uji ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, ju do të filloni të keni rrudha dhe probleme të tjera në fytyrë të tilla si lëkurë të thatë dhe buzë të qara.

2. Shtim të peshës dhe obeziteti
Duke mos pirë ujë të mjaftueshëm ju do të bëni që të keni uri më shpesh, edhe në qoftëse nuk jeni të uritur. Në të kundërtën, duke pirë mjaftueshëm ujë ju do të ndjeheni më të ngopur. Pra, në thelb, nëse dëshironi të humbni peshë, pini ujë, do të ju ndihmoj që të mos shtoni kalori, transmeton Lajmi.net.

3. Kapsllëk
Nëse keni probleme me kapsllëk, atëherë gjëja e parë që duhet të kontrolloni është nëse jeni duke pirë ujë mjaftueshëm apo jo. Uji ndihmon në largimin e kapsllëkut nëse keni këtë problem.

4. Infeksion të rrugëve urinare
Shumica e toksinave dalin nga trupi përmes urinës, dhe nëse uji është i pamjaftueshëm për të holluar këto toksina, atëherë ju do të filloni t’i dëmtoni membranat e traktit urinar duke shkaktuar infeksione. Nëse urina bëhet më e verdhë se zakonisht, atëherë ju duhet të rritni konsumimin e ujit; ky është një sinjal nga trupi që toksinat duhet të hollohen. (Lajmi.net)