4 arsyet pse duhet të bëni ‘më shumë’ seks

Përveç arsyeve të qarta pse duhet të bëni seks – dashuria, kënaqësia dhe bërja e fëmijëve – shkenca tregon se të bërit seks ka edhe përfitime shëndetësore.

Lifestyle

18/09/2015 16:11

Herën tjetër që partneri ju pyet: “A e bëra mirë?” ju mund t’i thoni: “Po!” – në shumë mënyra!

Këto janë 4 arsyet pse duhet të bëni më shumë seks:

1. Seksi djegë kaloritë
Po, të bësh seks është si të bësh ushtrime. Varësisht se si e bëni, seksi mund të forcojë muskujt, të rrisë normën e rrahjeve të zemrës dhe ta ‘futë’ gjithë trupin në punë. Dhe, sipas një studimi më 2013, u mësua se aktiviteti seksual djegë shumë kalori – aktualisht rreth 101 kalori për çdo sesion për meshkujt dhe 69 për femrat.

2. Seksi ju ndihmon të flini më mirë
Pas një orgazme, trupi lëshon një hormon relaksues të quajtur prolaktin. Nëse nuk keni gjumë kur shkoni në shtrat, bëni seks dhe arrini një orgazme, pasi kështu ju do të bini në gjumë më lehtë se zakonisht, transmeton Lajmi.net.

3. Seksi normalizon shtypjen e gjakut
Në një studim skocez të kryer më 2014, disa vullnetarë u pyetën rreth aktivitetit të tyre seksual për rreth dy javë dhe më pas të dhënat e tyre u përdorën për studim. Ata të cilët kishin pasur seks gjatë periudhës së studimit përjetuan shtypje më të ulët të gjakut se sa ata të cilët nuk kishin bërë seks.

4. Seksi e forcon zemrën tuaj
Duke bërë seks rregullisht ju do t’i bëni mirë sistemit kardiovaskular në disa mënyra. Një studim britanik gjeti se meshkujt të cilët kishin bërë seks të paktën dy herë në javë për një periudhë 20-vjeçare, kishin më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të zemrës se sa ata të cilët kishin seks për të paktën një herë në muaj. Pas 10 viteve, në fakt, rreziku nga sëmundjet e zemrës ishte ulur për 50%, në krahasim me ata të cilët kishin bërë seks më pak. Kjo për shkak se seksi ndihmon për të rregulluar hormonet si estrogjen dhe testosteron, të cilët kanë ndikim në të gjitha sistemet e trupit, duke përfshirë zemrën. (Lajmi.net)