4 arsye pse duhet të hani banane më shpesh

Gjëja më e mirë që mund ta bëni për veten tuaj është që të hani fruta dhe perime dhe të rralloni konsumimin e sheqernave dhe mishit.

Lifestyle

01/11/2015 16:59

Bananja është një frut i shkëlqyer me përfitime të mëdha shëndetësore. Më poshtë mund të lexoni për 4 arsyet pse duhet të hani banane:

1. Ju ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut
Bananet janë të pasura me kalium, që do të thotë se konsumimi i kaliumit bën që venat të zgjerohen, për të ulur presionin e gjakut. Ju keni nevojë për rreth 4,700mg kalium në ditë, dhe bananet ofrojnë rreth 378mg. Sigurohuni që të konsumoni kalium edhe nga burime të tjera, ndoshta duke pirë multivitamin.

2. Ju ndihmojnë nëse keni astmë
Në një studim të kryer më 2010, u gjet se fëmijët të cilët konsumonin banane çdo ditë apo më shpesh se fëmijët e tjerë, përjetonin më pak kriza të astmës. Shumë fruta ishin testuar gjatë këtij eksperimenti, por vetëm bananet dhe molla ishin në gjendje që të bëjnë ndryshim të dukshëm, transmeton lajmi.net.

3. Ju ndihmojnë të luftoni depresionin
Triptofani është një molekulë interesante. Pasi hahet, ai konvertohet në serotonin, i cili ndihmon në largimin e depresionit. Nëse keni probleme serioze, është mirë që të konsultoheni me një profesionist, por sigurisht mos e largoni bananen nga dieta juaj e përditshme.

4. I ndihmojnë zorrët
Bananet ju ndihmojnë që të kryeni më lehtë nevojën. Ato janë të pasura me fibra, që ndihmojnë zorrët për t’i lëvizur gjërat më mirë poshtë. (lajmi.net)