4 aplikacionet më të mira për muslimanët gjatë Ramazanit

Ramazani ka filluar, dhe për shumicën e muslimanëve në mbarë botën ky muaj do të thotë një muaj agjërim, lutje dhe devotshmëri, në përpjekje për të thelluar besimin e tyre.

Auto & Tek

22/06/2015 21:05

Ky muaj i shenjtë është gjithashtu edhe një mundësi për t’i afruar njerëzit më afër njëri-tjetrit dhe për të ndarë bekimet edhe me të varfrit.

Ky muaj nderohet dhe pritet gjithmonë me padurim nga pasuesit e Islamit në mbarë botën. Ekzistojnë gjithashtu një mori aplikacionesh të cilat i ndihmojnë muslimanët të respektojnë detyrat e tyre gjatë këtij muaji, transmeton Lajmi.net.

Në mënyrë të veçantë, më poshtë mund t’i shihni 4 aplikacionet më të mira që mund të ju ndihmojnë gjatë këtij muaji:

1. Ramadan Legacy
ramadan-legacy
Ramadan Legacy u lansua pak para muajit Ramazan, por pretendohet të jetë aplikacioni i parë në botë ‘i plotë’ për Ramazan. Aplikacioni përfshin një plan veprimi interaktiv hap-pas-hapi, i cili ju lejon që të monitoroni një listë të gjërave që duhet t’i bëni gjatë agjërimit. Këto përfshijnë lutjet, teravitë dhe leximin e Kur’anit.

Aplikacioni ju njofton gjithashtu çdo ditë për një ajet të ri Kur’anor dhe lutje që duhet ta mësoni. Karakteristika të tjera përfshijnë bibliotekën e njohurive me këshilla dhe udhëzime mbi tema të ndryshme të Ramazanit.

2. AlQuran
alquran
AlQuran është një aplikacion për iOS i cili ju lejon që të lexoni tërë tekstin e Kur’anit me komentim dhe përkthim. Aplikacioni mbështetë rreth 30 gjuhë të botës, transmeton Lajmi.net.

3. Al-Muslim
al-muslim
Al-Muslim është një aplikacion vetëm për iOS pa pagesë, i cili është në dispozicion në gjuhën arabe dhe angleze. Aplikacioni ju tregon kohët e faljes dhe mban shënime mbi gjërat që keni bërë gjatë ditës.

4. Instadeen
instadeen
Instadeen është një aplikacion për shpërndarje të fotografive i cili i lejon përdoruesit që të vendosin thënie religjioze në fotografitë e tyre. Këto më pas mund të shpërndahen në rrjete sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter.