4 aktoret që ‘i ranë pishman’ për skenat nudo në filma (Foto)

Prej Natalie Portman e deri tek Kate Winslet, më poshtë mund të lexoni se cilat janë aktoret të cilat janë penduar për skenat nudo që i kanë bërë në disa filma.

Fun

08/09/2015 16:16

Jessica Brown Findlay
jessica
Kjo aktore nuk njihej për skenat e saj nudo, kështu që kur e bëri paraqitjen e saj ‘topless’ në një skenë të filmit ‘Albatross’ të gjithë fansat e saj ‘u shokuan’. Por tani, aktorja 23-vjeçare thotë se është penduar për paraqitjet nudo. “Të jem e sinqertë, nuk e kam ditur se mund të them jo për paraqitjen nudo,” thotë ajo. “Nuk e kisha fare idenë për skenat në film apo çfarë do të ndodhte në të. Është diçka që nuk do ta bëj më,” shton ajo.

Kate Winslet
54aadf043ee06_-_elle-stars-regret-nudity-kate-winslet-xln-xln
Kate morri shumë komente gjatë natës së çmimit Oscar nga njerëz të ndryshëm, duke i thënë asaj “t’i kemi parë gjinjtë,” por fituesja e çmimit Oscar ka disa mendime mbi skenat e saj nudo. “Nuk mund të iki nga kjo,” e pranoi Winslet para disa viteve. “Nuk dua të bëhem një aktore e cila gjithmonë zhvishet”. “Mendoj që jam penduar për atë skenë në Titank shumë,” thotë ajo.

Natalie Portman
natalie
Pas skenave nudo në ‘Hotel Chevalier’ dhe ‘Goya’s Ghosts’ para disa viteve, Natalie Portman u pendua shumë më vonë. “Më vjen shumë keq që nuk e dëgjova intuitën time,” tha ajo në një intervistë. “Prej tani e tutje, unë do t’i besoj intuitës time më shumë,” thotë ajo.

Pamela Anderson
54aadf246ab06_-_elle-stars-regret-nudity-pamela-anderson-xln-xln
Pas shumë viteve duke pozuar për Playboy, disa skena nudo dhe një video me ish-burrin e saj Tommy Lee, Pamela Anderson pranoi se është penduar për të gjitha këto. “Fëmijët e mi bëjnë shaka me mua për shkak se kam pozuar lakuriq,” tha Anderson në një intervistë para disa viteve. “Kur pozoni, nuk mendoni për ditën kur do të keni fëmijë të cilët do ta shohin atë,” thotë ajo. (Lajmi.net)