39 vjeçarja: Bëra seks me shokun e birit tim, dhe tani jam…

Kjo është historia e një 39-vjeçareje, e cila pati një aventurë seksuale me shokun e ngushtë të djalit të saj dhe mbeti shtatzënë. Në mënyrë anonime, ajo i ka shkruar tabloidit britanik “The Sun”.

Lifestyle

26/12/2016 21:11

“Jam 39 vjeç dhe kam një djalë 20 vjeç dhe një vajzë 19 vjeç. Shoku i ngushtë i djalit tim është banakier në një lokal dhe është 21 vjeç. Një mbrëmje shkova në lokal për të pirë në pije.

Rastësisht dëgjova të thonin se burri im më kishte tradhëtuar me një 17-vjeçare. Shoku i djali u përpoq t’i ndalonte, por ishte tepër vonë. Mësova se ishte e vërtetë, shkova në shtëpi, i thashë që e di të vërtetën dhe ai e pranoi.

Shoku i djalit më pyeti si ndihesha. Unë fillova të qaja. Ai tha se ndihej përgjegjës për atë që kisha mësuar për burrin tim.

Javën e ardhshme më solli lule. Kur shkova ta falenderoja, më puthi në buzë. Nuk mund të rezistoja.

Puthja ishte shumë pasionante. Menjëherë shkuam në dhomën e gjumit dhe bëmë seks.

Vazhduam që të bënim seks edhe herët e tjera, deri sa mësova se jam në pritje të fëmijës së tij. Jam e emocionuar që do bëj sërish fëmijë, por kam frikë se si do ta presin fëmijët e mi këtë gjë. Nga ana tjetër, edhe shoku i djalit tim është shumë i ri për t’u bërë baba.