39-vjeçari nga Peshkopia gjendet i vdekur në një furgon

Një shqiptar nga Peshkopia është gjetur i vdekur në një furgon në Strugë të Maqedonisë.

Lajme

15/11/2017 15:52

Sipas mediave vendase, shqiptari F. Sh., 39 vjeç është gjetur i vdekur brenda në një furgon të cilin e përdorte si strehë në fshatin Livadhi.

Mësohet se shqiptari punonte si bari. Policia gjeti brenda në furgon një pajisje me gaz i cili është përdorur për ngrohje.

Dyshohet se shqiptari ka vdekur si pasojë e një helmimi me monoksid karboni.

Pas procedurave, trupi do i dorëzohet familjarëve në Shqipëri.