39 të vdekur e 40 të lënduar nga një sulm në hotel

Sulmi ka ndodhur në hotelin Sahai, ku tre automjete me bombë kanë sulmuar objektin e hotelit si dhe rrugën afër tij që gjatë asaj kohe ishte shumë e dendur.

Bota

10/11/2018 18:49

“Kemi konfirmuar vdekjen e 39 civilëve, si dhe 40 të tjera janë të lënduar nga shpërthimet e mbrëmshme”, ka deklaruar policia e qytetit.

Sipas tyre numri i të vdekurve ende mund të rritet, pasi shumë persona ende janë të zhdukur. Grupi militant al Shabaab i lidhur me grupin al Qaeda ka marrë përgjegjësi për sulmin në hotelin i cili është afër Departamentit të Hetimit të Krimeve të Somalisë.

Somalia është zhytur në dhunë qysh prej rrëzimit nga froni të diktatorit Mohamed Siad Barre në fillim të viteve 90-të.