39 mijë njerëz janë vrarë në Siri

Një grup monitorues ka bërë të ditur se rreth 39 mijë njerëz, përfshirë më shumë se 11 mijë civilë, janë vrarë në luftën e Sirisë në vitin 2017.

Bota

29/12/2017 23:09

Viktimat përfshijnë 2.109 fëmijë dhe 1.492 gra, ka thënë Obseravatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Grupi i lidhur me opozitën, i cili monitoron viktimat në të gjitha anët e konfliktit, tha se këtë vit, shifra e viktimave është më e vogël, krahasuar me vitin 2016, kur Observatori ka dokumentuar mbi 10 mijë më shumë, njofton Klan Kosova.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 me protesta antiqeveritare. Gjithsej mbi 400.000 njerëz janë vrarë në luftime. Konflikti po ashtu ka zhvendosur miliona njerëz.