38 minuta kaos na Havaji, “shtypet susta e gabuar” /FOTO-VIDEO
Zyrtarët e emergjencave në Havaji thanë të shtunën se alarmi për një kërcënim me raketë balistike ishte i rremë.
Bota
Në tekstin e alarmit thuhej se drejt Havajit po vinte një kërcënim dhe se nuk ishte fjala për ndonjë alarm stërvitor. Ndërkaq banorëve u kërkohej që të gjenin strehim për t’u mbrojtur.
Alarmi shkaktoi panik kur u shfaq në celularët e njerëzve të shtunën në mëngjes, por pak pas kësaj, autoritetet thanë se fjala ishte për një gabim.
Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Havaji Richard Rapoza tha se nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi alarmin.
Senatori i Havajit Brian Schatz tha se alarmi i rremë për kërcënim me raketë erdhi si pasojë e një “gabimi njerëzor” dhe ishte “krejtësisht i pafalshëm”.
Senatori i bëri komentet në llogarinë e tij Twitter, pasi zyrtarët e menaxhimit të emergjencave konfirmuan gabimin. Schatz bëri thirrje për përgjegjshmëri dhe për krijimin një procesi alarmesh që të jetë i imunizuar nga gabimet.
Brah @Hawaii_EMA you got fams out here putting their kids in the storm drains… Thanks a lot? pic.twitter.com/jxtxETf62M
— Nalü (@NaluRivera) January 13, 2018
“We definitely need to improve our procedures,” says Hawaii Gov. David Ige, telling reporters that false ballistic missile alert was caused by someone pushing “the wrong button” https://t.co/NCVtyRxlOa https://t.co/7PrEk68pXD
— CNN Newsroom (@CNNnewsroom) January 13, 2018