365 ditë i kërkon martesë, por për ditëlindjen e saj…(Video)

A e mbani mend kur propozimi për martesë bëhej shkurt, ëmbël dhe thuhej drejtpërdrejt tema?

Fun

14/03/2017 13:51

A e mbani mend kur propozimi nuk ka përfshirë më shumë se dy njerëz? Ato ditë tashmë kanë mbaruar.

Tani, duket se propozimet për martesë janë më shumë pritje, planifikim, dhe Dean Smith nuk ishte ndryshe nga djemtë e tjerë, transmeton lajmi.net

Propozimi për martesë i Smithit u planifikua që nga koha kur ai dhe e dashura e tij, Jennifer, shkuan tek familja e Jenniferit në Aruba që të bënin një trip udhëtimi për ditëlindjen e saj.

Para darkës së ditëlindjes, motra e Jenniferit i propozoi të shkonin në një hotel shumë të mirë. Atje, ajo takoi vëllaun i cili i tha se duhej të shkonte tek një bar.

365 Day Marriage Proposal

Atje, asaj i thanë që duhej të shkonte tek plazhi për surprizën e ditëlindjes. Atje e gjeti babin dhe njerkën që po e prisnin t’ia jepnin një Ipad si dhuratë ditëlindjeje me një mesazh të shkruar në të.

Ajo i mori dëgjuset dhe filloi të sheh videon që ishte bërë ekzaktësisht për të, pikërisht atë ditë.

Në video, ishte Smithi me një video të një viti më parë.

365 Day Marriage Proposal

Përgjatë videos, Smith i thotë se ai do që të kalojë pjesën e mbetur të jetës me të dhe tërë vitin në mënyrë të fshehtë ai i ka treguar sa shumë e do të dashurën e tij, transmeton lajmi.net

Për çdo ditë, Smith ka realizuar video duke e pyetur Jenniferin për martesë.

Derisa ishte duke ngrënë mëngjes, derisa ishte në aeroplan, në autobus, derisa ishte duke e rregulluar këmishën, madje edhe atëherë kur Jennifer ishte në gjumë.

Plot 365 ditë, ai e pyeste të dashurën nëse do të martohej. A ka pranuar ajo, pas gjithë kësaj? Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/

365 Day Marriage Proposal365 Day Marriage Proposal365 Day Marriage Proposal365 Day Marriage Proposal

YouTube player