35 kg kanabis, katër të arrestuar në Durrës (Foto)

Katër persona u arrestuan në flagrancë nga policia me 35 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në makinë.

Lajme

06/10/2015 13:00

Në kuadër të operacionit të koduar “Stafeta”, policët e qytetit të Durrësit vunë në pranga, Sajmir Koçi 26 vjeç, Arben Ziri 38 vjeç, Blerim Çela 30 vjeç dhe Altin Çangu 37 vjeç.

Ata u kapën gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur “Ura e Gjoles” në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit makinës ku udhëtonin Blerim Çela dhe Sajmir Koçi, u gjet sasia e lëndës narkotike.

Ky mjet shoqërohej nga një tjetër makinë tip Pezho, me targë italiane ku udhëtonin Arben Ziri dhe Altin Çangu.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, mjeti tip Renault Clio me targë TR 1658 H, si edhe mjeti tip Pezho me targë italiane DJ 786 WA.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim./ shqiptarja

194741