34 të lënduar nga shpërthim në Britani

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi, nga shembja e ndërtesave në Britani, kanë mbetur të plagosur 34 persona.

Bota

26/03/2017 11:54

Mediat në Britani raportojnë se 2 prej tyre janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në Merseyside teksa shërbimet emergjente u njoftuan nga banorët për shpërthimin  rreth orës 21.