31 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për zgjedhjet lokale

Deri sot në ora 11:00 për certifikim për zgjedhjet lokale kanë aplikuar 31 subjekte politike.

Lajme

22/08/2017 15:08

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se deri më tani kanë aplikuar një parti politike 16 iniciativa qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur.

“Deri në orën 11 të ditës së sotme (e martë, 22 gusht) numri i Subjekteve Politike që kanë aplikuar është: 31.  Një Parti Politike; 16 Iniciativa Qytetare; 14 Kandidatë të Pavarur (për kryetarë komunash të ndryshme, apo për asamble komunale të ndryshme). Gjatë ditës ky numër pritet të ndryshojë deri në përmbylljen e afatit”, ka thënë Elezi. /Lajmi.net/