3000 evropian të rinj në Prishtinë, miratohen një sërë rezolutash

Sot në Prishtinë ka filluar punimet e Konventa “Evropianët e rinj”, e cila po mbahet për here të dytë në Republikën e Kosovës. Konventa do të zgjas shtatë ditë dhe do të mbledhë 3000 të rinj.

Lajme

18/05/2017 18:52

Në kuadër të kësaj Konvente do të nënshkruhen dy rezoluta lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë hapjes së punimeve të kësaj Konvente, Presidenti i Rinisë, Avdullah Hasani, ka kërkuar që spektri politik të ndryshoj qasjen dhe sjelljen e tyre ndaj të rinjve duke kërkuar kështu që të mos i shikojnë të rinjtë vetëm si imazh i bukur.

“Kjo Konventë duhet të ishte një kambanë për të gjithë. Të rinjtë në Kosovë nuk po arrijnë assesi të gjejnë vetën. Zgjidhja më e drejtë do të ishte kombinimi mes eksperiencës se gjeneratës më të vjetër dhe vullnetit të rinjve”, u shpreh Hasani.

Ndërsa, Sekretari Gjeneral  Orhan Ejupi  gjatë leximit të rezolutës, e cila u miratua nga të pranishmit ka kërkuar që në Kosovë të jetësohet ideja e lirisë dhe barazisë në vend.

Ndryshe, kjo rezolutë është thirrje për Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, dhe Kryeministrin që të krijojnë hapësira për të rinjtë dhe të ndihmojnë procesin e ndërkombëtarizimit të të rinjve.

Në këtë ceremoni u nënshkruan 700  pjesëmarrës gjatë ditës së pare të Konventës.

18485717-1552769614742294-8234095324805340344-n_1495126119-6829091