30 vjeçarja goditet nga një veturë te rrethi në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësore rreth 30 vjeç është goditur nga një veturë sot rreth orës 10:00 të rethi në Prishtinë.

Lajme

21/10/2017 12:27

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për  rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 10:00 te rrethi – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast një këmbesore rreth 30 vjeç ka marrë lëndime të rënda.  E njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka fillluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.  Deri sa është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes ka pasë vështirësi në qarkullim tani trafiku është normalizuar”, ka thënë Borovci për lajmi.net. /Lajmi.net/