30-vjeçari shqiptar kapet me 11 kg kokainë në Gjermani, çfarë u zbulua për të pas arrestimit

Në qytetin e Aalen, një shqiptar 30 vjeç u arrestua në flagrancë me 11 kilogramë drogë të llojit kokainë. Shqiptari ishte mbajtur nën vëzhgim prej kohësh. Ky shqiptar, kanë thënë autoritetet gjermane, kishte ardhur nga Holanda. Ka dyshime të forta se ai është pjesëmarrës në një organizatë të mirfilltë kriminale, e cila merret me trafik…

Lajme

19/11/2018 16:57

Në qytetin e Aalen, një shqiptar 30 vjeç u arrestua në flagrancë me 11 kilogramë drogë të llojit kokainë. Shqiptari ishte mbajtur nën vëzhgim prej kohësh.

Ky shqiptar, kanë thënë autoritetet gjermane, kishte ardhur nga Holanda.

Ka dyshime të forta se ai është pjesëmarrës në një organizatë të mirfilltë kriminale, e cila merret me trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari ishte prezantuar me identitet të rremë përpara oficerëve të policisë.

U zbulua se ai ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merret me trafik droge. Hetimet ndaj bandës së drogës ku ai ka qenë pjesë kanë vijuar me radhë.

Për rrjedhojë, 3 anëtarë të tjerë të bandës janë vënë në pranga, tanimë së fundmi, në muajin shtator 2018.

Anëtarët e bandës janë të moshave 53, 22 dhe 21 vjeç.

Ata ndodhen aktualisht në qeli. Pasi u arrestuan, ata po mbahen në paraburgim.