30 qytetet më të shtrenjta në botë

Kryeqyteti i Sudanit Jugor, Juba, është emëruar si qyteti më i shtrenjtë për emigrantët. Kjo sipas renditjes vjetore të bërë nga kompania konsulente globale, ECA International.

Fun

19/07/2015 14:50

Kjo renditje ishte llogaritur duke shikuar normat e interesit dhe këmbimit dhe duke krahasuar çmimet e disa artikujve dhe shërbimeve, për të parë saktësisht se sa shtrenjtë do të jetë për ta mbajtur të njëjtin standard të jetesës në vendin e ri, shkruan World Economic Forum, transmeton Klan Kosova.

Renditja ka për qëllim t’i ndihmoj kompanitë për t’i llogaritur  shpenzimet e punonjësve që jetojnë jashtë vendit në një detyrë ndërkombëtare. Për një qytet si Cyrihu, Zvicër, kostoja e lartë e jetesës në qytet dhe kushtet e kursit të këmbimit të pafavorshme janë faktorët më të mëdhenj që kontribuojnë në renditjen lartë të këtij qyteti.
screen-shot-2015-06-11-at-3.21.56-pm

Megjithatë, për një qytet si Juba, i cili është i varfër, në shtetin e sapo formuar Sudani Jugor kostoja mbi sendet që i nevojiten një punëtori ndërkombëtar mund të kërkoj ose nevojitet një shumë më e lartë e parave.

Ka pasur një fluks të grupeve të ndihmës së huaj, diplomatëve ndërkombëtar, krijimi i ambasadave si dhe kompanitë e naftës kanë sjellë punëtorë ndërkombëtar, të gjitha këto kanë ngritur çmimet e këtyre mallrave  të importuara dhe shërbimeve.

Juba është ngritur në vendin e parë pasi kishte rënë në vendin e nëntë në listën e vitit të kaluar.