30 milionë euro për Ter Stegen

Barcelona ka refuzuar disa oferta përfshirë një me vlerë prej 30 milionë euro për portierin Marc Andre ter Stegen.

Sport

27/02/2016 12:30

Marc Andre ter Stegen nuk do të largohet nga Barcelona.

Gjiganti katalan është duke u ballafaquar me interesim nga klube të caktuara, që e kërkojnë reprezentuesin gjerman.

Mirëpo, “Don Balon” ka raportuar se Manchester City dhe Liverpool kanë paraqitur oferta për Ter Stegenin, përcjell “Lajmi.net”.

“Reds” kanë ofruar 24 milionë euro, kurse “Citizens” edhe më tepër, 30 milionë euro.

Por, Barcelona i ka refuzuar të dyja ofertat për të mbajtur Ter Stegenin në Camp Nou.