30 km trafik…dikush tentoi të hidhet nga ura (Foto)

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Somerset të Anglisë, ku me mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se 3 orë.

Bota

25/08/2016 23:07

Policia bëri të ditur se një vajzë 25-vjeçare kishte tentuar të hidhej nga një urë dhe ishin dashur gati 3 orë për të negociuar me të që të mos kryente këtë akt.

Në anën tjetër ishte krijuar një varg makinash që i kalonte 30 kilometra. Të mbetur në mes të rrugës, në një situatë të tillë, disa filluan të luanin regbi e futboll, dikush doli shëtitje me qentë, ndërsa kishte kohë që një polic të bënte një “selfie”, e ta postonte në rrjetet sociale, ku i kërkonte falje personave të mbetur në trafik, ndërsa sqaronte situatën.

1472157040_foto1111 1472157031_foto10 1472157024_foto9 1472157017_foto8 1472156942_foto7 1472156931_foto6 1472156922_foto5 1472156915_foto4 1472156907_foto3 1472156890_foto2