30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë – Lajmi.net
30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 22:10, 4 May 2018
30 inspektorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në pjesën veriore të Mitrovicës tash e disa vite paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës, por që të njëjtit nuk kryejnë kurrfarë pune.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe vetë ministri i MTI-së, Bajram Hasani, i cili fajtore për një gjë të tillë e lë qeverinë.

“Mua më pengon kjo gjë. Nuk janë vetëm 7 inspektorë edhe brenda MTI-së, por edhe brenda Qeverisë, por ky është një problem që duhet ta marrë Qeveria e Kosovës në hapa të mëtutjeshëm. Nuk është vetëm në domenin e ministrit për shkak se ka qenë marrëveshje në Bruksel e nënshkruar nga pala jonë edhe pala serbe që kanë qenë struktura paralele. Këtu duhet kryeministri i Kosovës, qeveria e Kosovës, të marrë masa ose të vazhdohet, nuk është vetëm në domenin që unë si ministër të vendosi”, u shpreh ai për televizionin publik.

Këta inspektorë që nuk i shërbejnë asnjë ditë të vetme shtetit të Kosovës por që marrin paga nga ky shtet, edhe më herët ishin problem për institucionet tona, pasi që dikur ishin ‘Roje të urës’ e që në bazë të një marrëveshjeje të arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe ishte vendosur që të njëjtit të punësohen në institucionet e Kosovës dhe të punojnë për to.

“Pa paragjykim kush janë ata persona, ata që paguhen nga buxheti i Kosovës do të duhej të punojnë për vendet përkatëse për të cilat marrin paga. Çfarëdo marrëveshje që është nënshkruar, është dashur të jenë pjesë e punës, ta arsyetojnë pagën që e marrin”, është shprehur Hasani.

Paga e një inspektori në kuadër të Ministrive të Kosovës është 500 euro. Në bazë të kësaj llogaritjeje, këta 30 inspektorë Buxhetit të Kosovës për një muaj i kushtojnë 15 mijë euro, kurse për një vit 180 mijë euro.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan