30 ditë paraburgim për Gafurr Dugollin

Gjykata e Shkupit ka vendosur ti vazhdojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish pjesëtarit të UÇK-së, Gafurr Dugollit.

Lajme

15/03/2016 23:28

Këtë lajm e ka konfirmuar për Kosovapress Bujar Dugolli i cili tha se ka rreth një muaj kohë që të shqyrtohet kërkesa për ekstradim e vëllait të tij Gafurrit në Serbi ose jo.

Ndërsa, ai tha se avokatët e Gafur Dugollit kanë kohë prej tre orësh që të bëjnë ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

“Nga avokatët kuptuam se gjykata i ka vendosur një masë ndalimi prej 30 ditësh në përgatitje për procedura deri në ekstradim. Avokatët kanë afat prej tre orësh që të bëjnë ankesë ndaj vendimit. Ankesa do të shqyrtohet nga një kolegj gjykatësish, ndërsa nuk dihet nëse do të bëhet sot apo nesër”, tha Dugolli.

Gafur Dugolli, ish-pjesëtar i UÇK-së, tani punon në FSK, ndërsa ai u arrestua me një kërkesë të autoriteteve serbe nga policia maqedonase. /KosovaPress