30 ditë paraburgim për deputetët e Vetëvendosjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u arrestuan sot në mëngjes para ndërtesës së Kuvendit.

Lajme

24/11/2017 13:55

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, janë dërguar menjëherë në qendrën e paraburgimit jashtë Prishtinës, raporton Indeksonline.

Arsyeja e arrestimit të deputetëve është mos marrja pjesë në seancën e cila po mbahet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit të kaluar