30 ditë paraburgim për Burdushin

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke i caktuar kështu Hysri Peqanit i njohur si Burdushi, një muaj paraburgim.

Lajme

17/11/2018 17:03

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, avokati i tij Asdren Hoxha.

Hoxha ka thënë se Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim Peqanit.

Hysri peqani dyshohet për katër vepra penale.

Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve. /Lajmi.net/