30 000 persona manifestojnë në Kopenhagen për pritjen e refugjatëve

Rreth 30 000 persona manifestuan sot në Kopenhagen në favor të pritjes së refugjatëve, sipas një vlerësimi të policisë, ndërkohë që Danimarka është angazhuar në një forcim të legjislacionit të saj mbi imigrimin.

Bota

12/09/2015 19:49

Mijëra manifestuesit ishin mbledhur nëpërmjet një thirrjeje për solidaritet të bërë në rrjetin social “Facebook”.

Sipas medias daneze, manifestuesit mbajnë pankarta ku shkruhet: “Refugees Welcome!” (Refugjatë mirseerdhët) ose “Evropa është fqinji i Sirisë!”.

Manifestime të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të tjera të vendit, kryesisht në Padborg, qytet kufitar me Gjermaninë nga ku kalojnë shumë refugjatë./ATSH