3 zonat estrogjene që ofrojnë më shumë kënaqësi gjatë marrëdhënies intime

Thithat buzët, kofshët e brendshme - tashmë jeni njohur mirë me këto zona erogjene, zona të trupit që nëse preken si duhen, mund të nxisin epshin tuaj seksual.

Lifestyle

18/11/2018 20:19

Në këtë pjesë, lëkura është më e hollë se në pjesë tjera të trupit tuaj dhe ekziston një përqendrim i lartë i fundeve nervore, thotë Sherry A. Ross, MD, obstetër-gjinekologe, transmeton lajmi.net.

Por këto zona erogjene nuk janë të vetmet. Ekzistojnë edhe këto pesë pika pak të njohura, që nxisin epshin seksual.

Pas veshit

Pjesa rrotore e veshit është pjesë standarde e paralojes. Lëkura këtu është tepër e hollë.

“Ju nuk do të mendoni për atë hapësirë ​​të vogël që mban potencial erogjen, por është një vend që nuk preket shpesh,” thotë Dr Ross. Provoni të puthni në pjesën e prapme të veshit ose të mbani gjuhën tuaj përgjatë tij.

Mbrapa qafës

Ndryshe nga pjesa e përparme e qafës tuaj, pjesa prapa nuk ka shumë ekspozim; zakonisht është e fshehur nga flokët tuaj dhe mbetet e padukshme dhe e paprekur. Por këtu ekzistojnë vetëm pak centimetra shtresë të lëkurës, thotë terapisti seksual me bazë në Kolorado.

Një prekje e lehtë dhe e butë funksionon më së miri me këtë zonë erogjene. Qëndroni pas partnerit tuaj dhe lëvizni gishtat lart e poshtë shumë butë, dhe pastaj bëni të njëjtën gjë me buzët tuaja, duke mundësuar gjurmë të puthjeve.

Pëllëmba e dorës

Mbajtja e dorës së një personi nxit lidhjen dhe intimitetin, thotë Skyler. Por duart janë gjithashtu një zonë erogjene e neglizhuar, sidomos qendra e saj.

Herën tjetër, shfytëzoni dorën e partnerit tuaj dhe butësisht drejtoni majën e gishtit tuaj në një lëvizje rrethore brenda pëllëmbës. /Lajmi.net/