3 vjetori i martesës së çiftit Kim & Kanye, ndajnë imazhe të papublikuara më parë (Foto)

Nuk më besohet që kanë kaluar 3 vite” shkruan Kim Kardashian West, pasi ka shpallur 3 vjetorin e martesës së saj me Kanye West në website-n e saj sot.

ShowBiz

25/05/2017 13:17

Në 2014-ën, ylli i televizionit dhe ai i muzikës celebruan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Paris me një banket të shtruar në vilën e Valentino Garavanit përpara se të fluturonin për në destinacionin e dytë, Italinë.

Ajo thotë se pjesa më e rëndësishme dhe më e veçantë ishte fustani, dhe sot, Zonja West ka ndarë me publikun e gjerë disa foto të papublikuara më parë, duke bërë provat e fustanit krah drejtorit kreativ të Givenchy, Riccardo Tisci.