3-vjeçari irlandez kuron epilepsinë me kanabis (Foto)

Një djalë 3-vjeçar nga Irlanda që vuan nga një formë e pashërueshme e epilepsisë ka shfaqur përmirësime që kur ka filluar të trajtohet me vaj kanabisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fun

28/09/2016 09:49

Tristan Cahalane vuan nga sindroma Dravet, që e bën atë të vuajë disa goditje epilepsie në ditë.

Por me anë të një trajtimi të ri në Kolorado të SHBA-ve, ai po ja del shumë mirë.

Nëna e Tristan, Yvonne mori një vendim vitin e kaluar për t’u larguar nga vendi ku jetonin drejt SHBA-së në mënyrë që djali i saj të trajtohej me vaj kanabisi.

Trajtimi nuk ishte i mundur në Irlandë sepse kanabisi është i jashtëligjshëm atje.

Ndërsa i ati i Tristan tha: “Asnjë familje s’do ta kishte marrë një vendim të tillë, por ja që na doli për mirë”.

Image result for Tristan Cahalane

Image result for Tristan Cahalane

Image result for Tristan Cahalane

Image result for Tristan Cahalane

Image result for Tristan Cahalane