3 vaktet e ndaluara për të ngrënë ëmbëlsira

Organizmi ka nevojë për sheqerin në mënyrë që të kryejë funksionet jetike, por ajo që duhet të dimë është se kur është momenti për një vakt të ëmbël dhe kur duhet t’i themi jo ëmbëlsirave! Ja momentet e ndaluara gjatë ditës

Lifestyle

28/05/2018 11:37

 

Pas një vakti ushqimi

Me shumë mundësi doza e sheqerit, jo vetëm merret, por edhe tejkalohet pas një vakti të bollshëm! Ajo që do të shtoni më shumë (kujdes, do të mjaftonte edhe një puding!) do të depozitohet në formën e yndyrës në zonat më kritike të trupit.

Pas palestrës

Lodhja nxit ndjenjën e urisë, por pas palestrës gabimi më i madh që mund të bëni është të shmangni ushqimin dhe të gënjeni trupin me një çokollatë! Muskujt kanë nevojë për proteina për të eliminuar acidin laktik. Me pushimin, metabolizmi tenton të bjerë. Më mirë është të limitoni kaloritë.

Përpara gjumit

Pakoja me biskota para televizorit, mbrëmjeve vonë, mund të bëhet shpesh preludi i një nate të bardhë. Energjia e prodhuar nga sheqernat mund të riaktivizojë organizmin. Nëse nuk mund të bëni dot pa ëmbëlsira, të paktën konsumojini një orë para se të fikni dritën.