3 shenja që prindërit ju kanë rritur keq

Ne nuk i zgjedhim prindërit tanë.

Lifestyle

02/02/2016 22:49

Fatkeqësisht, shumica nga ne përfundojnë duke u marrë me prindër të cilët përkundër qëllimeve sado të mira, shkaktojnë me shumë dëme sesa të mira ne piskikën tonë delikatë që zhvillohet.

Psikologë e shumë persona të shoqërisë civile kanë krijuar një term për këta lloj prindërish, të quajtur “ prindërit toksikë “.

Shumicës prej nesh që janë rritur nga një prind toksik, u duhet një kohë më e gjatë që t’a kuptojnë këtë realitet, përshkak të krijimit të lidhjeve të forta që krijojmë ne me prindërit tanë qysh në moshë shumë të vogël.
Si ta kuptosh nëse je rritur nga një prind toksik?|

1. BËHET SHUMË E VËSHTIRË KOMUNIKIMI ME TA PËR FAKTIN SE ATA TË NDËRPRESIN GJITHMONË.

A ju duket sikur çdo herë që ju tregoni ndonjë storje, ata do e kthejnë me patjetër nga vetja?

Kjo mund të jetë një shenjë qe ata janë prindër toksik, thotë psikologu Greg Kushnick. Ajo shpreh shumë qartë që ata nuk janë të vetëdijshëm për kërkesat e tua, por mundohen te ju bindin sikur ajo cfarë mendojnë ata, është në fakt një kërkesë e juaja, transmeton lajmi.net.

2. DELJA E ZEZË NË FAMILJE.

A ju kanë qortuar juve për gjërat që mund të ketë bërë dikush tjetër brenda familjes?

Nëse ky fakt është i vërtet, edhe kjo mund të vërtetoj që ju keni një prind toksik në familje, thotë një tjetër punëtore sociale nga Michigan.

Ka kaluar shumë kohë pasi të vihet re nga pjesa tjetër se në fakt aty ekziston një dele e zezë që I është vënë faji në shumë situata të padrejta.

3. JU KENI VRIMA NE KUJTESËN TUAJ QË NGA NJË MOSHË SHUMË Ë RE.

Ndoshta ju keni ca copëza kujtimesh nga fëmijëria por pjesa tjetër ju ngjan shumë e turbullt?
Edhe kjo është një ndër shenjat dalluese që ju jeni rritur nga një prind toksik.

Të rritesh në një ambient shumë stresues si këmbim ka një mungesë të theksuar në kujtimet e tua. Përderisa mund të kesh kujtime shumë të bukura dhe të qarta si loti, me shumë mundësi ju mungon një pjesë e madhe dhe rëndësishme e një periudheje të caktuar kohore./lajmi.net